Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Vrasja e gjyqtares, reagon deputetja e PD-së: Ndihem fajtore, duhet të jemi të gjithë kokëulur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas vdekjes së gjyqtares Fildes Hafizi, reagimet nga rradhët e politikës kanë qenë të shumta duke e dënuar aktin barbar që iu bë sot një gruaje.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku nëpërmjet një postimi në Facebook, bën fajtore politikën për këtë ngjarje, pasi parlamenti në 2016 votoi amnistinë, që liroi nga burgu vrasësin e gjyqtares.

Dhe pse sipas saj ajo nuk e votoi amnistinë, lidhur me ngjarjen e sotme Tabaku shprehet fajtore dhe pse fajin më të madh ja lë sistemit.

Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:

“Ne 2016 parlamenti votoi nje amnisti qe prekte shume kategori, nder to amnistoi dhe vrasesin e sotem te nje nene, vajze e gjygjtareje.

Une nuk e votova ate amnisti elektorale, ku me se shumti qeveria amnistonte dhe krime te renda.

Sot ndjehem e tronditur nga ajo qe ka ndodhur ne mes te Tiranes. Kur nje gjykatese nuk mbron dot veten, si ia ben nje e papune? Cfare ndodh larg Tiranes?

Per ate qe ndodhi sot, faji eshte i sistemit, i politikes qe ka ngritur kete sistem dhe i kujtdo qe ka amnistuar nje vrases. Une sot ndjehem fajtore, per aq sa me takon, e te gjithe sot duhet te jemi kokeulur.

Sot nje jete ka ikur e nuk kthehet dot me!”

 

Më shumë

spot_img