Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
2.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Vrasja e gazetarit saudit në Turqi, arrestohet në Paris një nga autorët e dyshuar, po bëhej gati të hipte në avion

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia franceze ka arrestuar një nga personat e dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në aeroportin Roissy, afër Parisit.

Personi i arrestuar po bëhej gati të hipte në aeroplan për të shkuar në Riad. Sipas raportimit të mediave franceze, i arrestuari ka qenë pjesë e Gardës Mbretërore të Arabisë Saudite. Ai besohet të jetë i përfshirë në vrasjen e gazetarit saudit.

Kujtojmë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë teksa ka qenë duke vizituar konsullatën saudite në Stamboll, në Tetor të vitit 2018 dhe trupi i tij është copëtuar.  59-vjeçari ka qenë këshilltar i Qeverisë saudite dhe i afërt me familjen mbretërore, ndërsa më 2017 ka kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img