Hapësire reklamuese

Bota

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi, Arabia Saudite shpall fajtorë 8 persona

Shkruar nga Newsbomb
Gazetari i ndjere Jamal Khashoggi

Arabia Saudite ka dënuar 8 persona për vrasjen e gazetarit të ‘Washington Post’ Jamal Khashoggi.

Sipas mediave vendase, 5 persona janë dënuar me nga 20 vite burgim, ndërsa 3 të tjerë janë dënuar nga 7 deri në 10 vite në qeli.

Sipas CIA-s, vrasjen e gazetarit e ka urdhëruar Princi Mohammad bin Salman, pasi Khashoggi u largua nga Arabia Saudite në vitin 2017 dhe shkruante artikuj kritikë për qeverinë dhe udhëheqësit më të lartë të shtetit.

Khashoggi u vra në konsulloatën e Arabisë Saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018, ndërsa princi saudit i ka mohuar akuzat që e lidhin atë me vrasjen e gazetarit.

Sondazh

Poll