Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
37 %
5.1kmh
0 %
Die
0 °
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
7 °
E diel, 5 Shkurt, 2023

Vrasja e gazetarit, Erdogan akuzon shtetin: Urdhri erdhi nga krerët e qeverisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar drejtpërsëdrejti qeverinë saudite për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ne e dimë se urdhri për të vrarë Khashoggi erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite,” u shpreh ai për Ëashington Post.

Por duke theksuar lidhjet “miqësore” të Turqisë me Arabinë Saudite, ai shtoi se nuk besonte se ishte i përfshirë mbreti Salman.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Hetuesit turq besojnë se gazetari, i cili jetonte në mërgim, u mbyt gjatë vizitës së tij në Turqi për të mbledhur dokumente për martesën e tij të ardhshme me një qytetare turke.

Trupi i tij nuk është gjetur dhe një ndihmës i Presidentit Erdogan, Yasin Aktay, ka thënë se ai beson se është shpërbërë në acid pas prerjes.

Sauditët kanë arrestuar 18 të dyshuar, të cilët, do të ndiqen penalisht në Arabinë Saudite.

 

Më shumë


spot_img









spot_img