Arrestohen 8 personat e parë si të dyshuarit lidhur me vrasjen e gazetares që udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në.
Daphne Caruana Galizia u vra më 16 tetor pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”. Një shpërthim i fuqishëm me bombë shkatërroi makinën duke i marrë jetën në vend gazetares.
Ajo ishte një blogere e njohur, dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë.