Hapësire reklamuese

Politikë

“Vrasja e fundit e Metës dhe Berishës”, gazetari i njohur: Meta mblodhi shtabin e LSI, bëri thirrje për dhunë. Gazment Bardhi drejtoi gishtin nga viktima

Shkruar nga Newsbomb
“Vrasja e fundit e Metës dhe Berishës”, gazetari i njohur:

Shkruan Mero Baze

Pjerin Xhuvani një mjek i njohur dhe politikan lokal i Elbasanit, u egzektua sot me plumba në mes të rrugës dhe në sytë e policisë, nga një badigard i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi. Vrasësi është një oficer i forcave të ndërhyrjes së shpejt, i cili paska marrë pushime të shërbej në fushatë elektorale si vrasës me pistoletën e shtetit në brez.

Udhëheqësit e opozitës me në krye Ilir Metën, i kan dal zot vrasjes, duke u përpjekur të gjejnë justifikime për të, pa ngushëlluar ende familjen e viktimës.

Ata i kanë dhënë të drejt vetes të vrasin për shkak të dyshimeve se në makinën ku udhëtonte viktima, mund të kishte lek për të blerë vota, një cinizëm i pashpirt, pa asnjë provë, asnjë fakt dhe mbi të gjitha pa asnjë të drejt për ti marrë jetën një udhëheqësi politik kundërshtar me ta.

Vrasja vjen një ditë pasi në Elbasan u zhvillua një nga mitingjet me të mëdha të historisë së kësaj fushate në kushte pandemie, në një stadum të mbushur në fushë, në shkallë dhe po aq shumë jashtë tij, në mbështetje të Edi Ramës.

Në kushtet e panikut të shpartallimit politik në Elbasan, Ilir Meta mblodhi natën shtabin e LSI në qytet dhe bëri thirrje për dhunë të hapur ndaj kujtdo që ata e gjykonin si të arsyeshme.

Sot vrasja ndodhi dhe mesazhi i saj, është një përpjekje për të frikësuar qytetarët shqiptarë, se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë gati të derdhin gjak për të marr pushtetin.

Vrasësi i përdorur, një oficer i shtetit, me origjinë nga Tropoja, është një ilustrim i qart i asaj që pritet, nëse vjen në pushtet Sali Berisha, një pushtet ku vrasësit e Tropojës përdoren gjithnjë si mish për top për familjen e tij.

Partia Demorkatike e ka pasur strategji kriminalizimin e fushatës në Elbasan, pasi tre javë më pare, një tjetër deputet, Luçiano Boçi, u filmua duke rrahur një biznesmen të njohur në zonë, duke e konsideruar atë pengesë elektorale, pasi ka punësuar 2 mijë qytetarë.

Sot ai ishte bashkë me Gazmend Bardhin në vendin e krimit, pa kërkuar ndjesë për vrajsen, pa ngushëlluar familjen, por duke gjetur justifikime për vrasësin.

Deklarata e Gazmend Bardhit në vendin e ngjarjes është më e rënd se vrasja. Ai drejton gishtin nga viktima në mënyrë poshtëruese, duke thënë “ja ku e keni” dhe ndjehet krenar për atë që ka bërë.

Policia ka hapur makinën në sy të gazetarëve dhe përveç një të vrari dhe dy të plagosurve nuk ka asgjë tjetër.

Nesër Elbasani dhe gjithë Shqipëria do të përcjellin në banesën e fundit viktimën e tërbimit politik të Sali Berishës dhe Ilir Metës që kanë humbur shpresat se mund të marrin pushtetin. Nesër është dita që Elbasani dhe Shqipëria  duhet të dëshmojnë qetësi dhe pjekuri për të mos zhytur Elbasanin në spiralen e hakmarrjes.

Gazmnd Bardhi është mirë prej sot të mbahet në qeli si vend më I sigurt, ose të së paku larg Elbasanit. Për Ilir Metën nuk kam merak, se ai shoqërohet nga kriminelë me kapuç në kokë dhe nuk e gjen gjë.

Drejtësia duhet të bëj punën e saj, për të gjtihë ata që shkaktuan vrasjen, por drejtësa e madhe ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të gjitha vrasjet e tyre politike, përfshi dhe këtë të fundit, do të vendoset më 25 Prill.

Ai do të jetë gjyqi I madh I tyre nga shqiptarët, të cilët sot panë më sytë e tyre në duart e kujt mund të bien, nëse nuk janë syçelur. Ata I ofrojnë Shqipërisë, një vend ku jeta e qytetarit duhet të jetë në duart e vrasësve nga Tropoja, të çmendurëve nga Skrapari, dhe njerëzve me komplekse si Gazmend Bardhi, që duan të tregojnë se “kanë bythë dhe të vrasin”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll