Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan nga miqtë e tij, arrestohen edhe 2 të tjerë (EMRAT-për çfarë akuzohen)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

81179cd4bdd69dfd7680c173ad5da461

Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan, i cili ndërroi jetë në spital pasi u qëllua nga miqtë e tij Sokol Shanxhaktari dhe Adriano Hajdari.

Në pranga kanë rënë Mehmet Muça, 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, për moskallëzim krimi.

“Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,  ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M   dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe  “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L”, thotë policia.

Njoftimi i policisë:

Vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve kriminale të nodhura më parë.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e shtetasit F.L.

Vihen në pranga dy shtetas për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Strukturat e DVP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën   për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të  ngjarjes kriminale të ndodhura më parë.

Në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të proçedimit penal në lidhje me ngjarjen e datës 30.07.2020,  ku në ambientet e një bar kafeje të qytetit të Elbasanit mbeti i vrarë  me sende të forta shtetasi F. L. ( Sh.) është  bërë e mundur  dokumentimi  i  veprimtarisë  kriminale  kapja dhe ndalimi i shtetasve :

M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,  ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M   dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe  “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img