Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Fierit ku Agim Gashi ekzekutoi me armë zjarri shtetasin Elton Javori.
Burime për mediat bëjnë me dije se policia e Fierit ka zbarkuar në të gjitha rrugët e qytetit ku ka kontrolluar garazhe, magazina dhe vende ku mund të ishte makina tip “ Mercedez Benz” të cilën autori i vrasjes e përdori gjatë ngjarjes. Kamerat e sigurisë, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk kanë dhënë një ndihmë të qartë për drejtimin e makinës, ndërkohë dyshimet e hetuesve deri më tani janë se autori mund të ketë ikur në drejtim të Vlorës. Janë njoftuar pikat kufitare për kontroll të shtuar të mjeteve dhe personave.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së enjtesku Agim Gashi ekzekutoi me armë zjarri Elton Javorin. Më herët, newsbomb.al solli dhe pamjet ku dukej qartë momenti kur autori qëlloi të ndjerin nga makina në makinë.
Autori ndodhej në automjetin tip Mercedes Benz, ndërsa Elton Javori në automjetin tip Porsche Cayene. Ata kanë ecur paralel, me shpejtësi minimale krah njëri-tjetrit, kur autori e ka qëlluar pa dalë nga makina e tij.
Javori, i plagosur ka lëvizur edhe për disa metra, por më pas nuk ka mundur më. Plagët rezultuan fatale për 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Hetuesit janë duke vijuar punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë deri më tani si pistë kanë konflitet e çastit mes autorit dhe viktimës, banesat e të cilëvë janë jo më shumë se 200 metër në Fier. Viktima dhe vëllai kanë qenë në Gjermani, i kthyer në Fier 2 javë më parë, ndërsa autori Gashi qëndronte në Fier dhe njihej si person problematik.
Autori i ngjarjes