Dy shqiptarët, Erjon Hotaj 31 vjeç dhe Armando Murati 41 vjeç do të dalin para Gjykatës në Belgjikë lidhur me vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Festim Kalaja.
Elektriçisti 40-vjeçar, Festim Kalaja, është vrarë në mënyrë makabre në vitin 2019 në Belgjikë.
Dy shqiptarët do të japin lloagri për vrasjen e Festimit. Autoritetet belge dyshojnë se Festim Kalaja është vrarë për një konflikt që mendohet të jetë i lidhur me çështje droge me dy shqiptarët.
Erjon Hotaj dhe Armando Murati kanë pranuar para drejtësisë belge se “kishin punësuar Festimin për t’i ndihmuar që të ndërtonin plantacionin e kanabisit që kishin në Belgjikë”.
Ata kanë thënë se merrnin elektricistin çdo ditë me makinë në Sint-Niklaas për ta çuar te plantacioni i drogës. Vrasja e Festim Kalasë ka ndodhur disa ditë pasi plantacioni i dy shqiptarëve u grabit. Sipas autoriteteve belge, pas grabitjes dyshohet të ketë qenë Festim Kalaja, e për këyë arsye ai u vra më vonë nga dy shqiptarët.
Por Erjon Hotaj ka thënë se ai nuk ka gisht në frasjes e elektriçistit dhe ase pas vrasjes fshihet Armandi Murati. Kujtojmë se eshtrat e Festim Kalasë u gjetën në maj të vitit 2019 përgjatë rrugës në Lievegem nga një çiklist.
Mediat belge shkruajnë se autorët i bënë pritë Festimit, ata ia mbuluan kokën me një thes dhe e morën me forcë në makinë.