Hapësire reklamuese

Politikë

Vrasja e ekstremistit grek, Nishani sulmon Ramën: Në vend që të bënte punën, postonte në Twitter

Shkruar nga Newsbomb

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i ftuar në studion e emisionit “Natë me Xhaxhiun”, ka komentuar dhe ngjarjen që trazoi akutualitetin në vend, vrasjen e ekstremistit grek në Bularat.

Sipas Nishanit, Rama nuk mund të merrej me folklore sepse nuk i shkon, por duhet të kishte ndaluar ekstremistët të futeshin në vendin tonë.

“Nuk i shkon kryeministrit folklori. Ai kishte të gjitha mundësitë për të moslejuar atë përçudnim të asaj kufome. Ata ekstremistë nuk kishte pse të kalonin traun. Kryeministri para se të bëjë floklor, fare mirë mund të mos i lejonte ata që të vinin në Shqipëri!

 Unë nuk po them se shteti grek do të vepronte ndryshe, por po them pse nuk veproi qeveria shqiptare. Pse janë banditë një grup ekstremistësh grekë, nuk mund të justifikojë qeverinë shqiptare që në vend që të bëjë punën në kufi rri e bën statuse në Twitter”, u shpreh Bujar Nishani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu