Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
17 °
Die
15 °
Hën
18 °
Mar
13 °
E premte, 31 Mars, 2023

Vrasja e Eglantina Bucit nga vëllai me urdhër të babait, ballafaqohen në Gjykatë autorët me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën

Lajme të ngjashëm

Sot në Gjykatë Shkëlzen Buci dhe Faik Buci do të ballafaqohen me dëshmitarin e mbrojtur të drejtësisë, Miklar Tolën.

Ka qenë pikërisht ai që ka folur edhe lidhur me atentatin ndaj ndaj Mishel Prelës disa vite më parë. Ai tregoi se ishte paguar nga Buci që të ndiqte intinerarin e aktorit Mishel Prelës, raporton ‘news24’.

Gjithashtu gjatë dëshmisë ai tha se Shkëlzen Buçi ka vrarë Eglantina Bucin, motrën e tij në sy të Tolës.

Kujtojmë që ngjarja e ndodhur në 2012 dhe e zbardhur nga policia 8 vite më vonë.

Asokohe 23 vjeçe, Eglantina Buci u vra nga vëllai i saj Shkëlzeni, në bashkëpunim me babain Faik Buci dhe një shokun e Shëlzenit, M.T., i cilësuar tashmë si i penduari i drejtësisë.

Eglantina u vra dhe u gropos në Malin me Gropa, dhe u deshën 8 vite që të zbardhej e gjithë ngjarja. Eshtrat e viktimës u konstatuan nga kafshët, më pas nga një gjahtar i zonës i cili lajmëroi policinë.

Miklar Tola

deshimtari-596x405.jpg

Më shumë