Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
34 %
1kmh
0 %
Hën
0 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Vrasja e efektivit Xhuliano Prela, kalon për gjykim dosja, merren të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka kaluar për gjykim dosja e vrasjes së efektivit të policisë Xhuliano Prela. Në lidhje me ngjarjen Gjykata ka marrë të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku.

Redion Hysa akuzohet për “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosje” si dhe “Prishje se rendit dhe qetësisë publike”, ndërsa për Nikoll Shernikun, është ngritur akuza “Përkrahje e autorit të krimit”.

Si ndodhi ngjarja?

Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e 5 dhjetorit në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.

Perla kishte çuar një shokun e tij në Aeroportin e Rinasit, dhe më pas ishte nisur drejt Lezhës. Bëhet me dije se në autostradën Lezhë-Milot, është përballur me një person i cili i ka bërë shenjë me elektrik dore që të ndalonte.

26-vjeçarin ka ndaluar dhe ka debatuar me këtë person. Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personin që i ka bërë shenjë. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.

Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tjetër është hapur zjarr me një pistoletë TT.

Redion Hysa bashkë me kushëririn u arrestuan më 28-dhjetor të vitit 2020.

Më shumë


spot_img









spot_img