Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
5.1kmh
90 %
Hën
11 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

VRASJA E DYFISHTË/ Mjeku Viktor MARKU, që kuroi të shumëkërkuarin Eduart Lamaj, la shënim: Të njoftohet Policia!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8e53021c5cd58c4eba4b00073ac8f347

Mjeku Viktor Marku i cili kuroi të shumëkërkuarin Eduart Lamaj ka lënë një shënim ku shkruhej:‘Të njoftohet policia’!

Të paktën kështu pretendon Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion për mjekun që tashmë ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” pasi operoi Lamajn, një nga të dyshuarit për atentatin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vrarë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe shoku i tij, biznesmeni Paulin Gjergji.

Ky shënim nuk është bërë ende publik për mediat por ajo që dihet është së gjyqtari i çështjes Olti Skrama e la në burg mjekun Viktor Marku bashkë me mjekun tjetër Besim Lame, të dy të akuzuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Edhe pasi bëri detyrën e tij humane si mjek, duke shpëtuar nga vdekja një njeri (pavarësisht se i kërkuar nga drejtesia), lihet në burg nga Gjyqtari OLTI SKRAME, Gjyqtar në Gjykatën e Kurbinit. Ky i fundit, pa asnjë argumentim ligjor, le në burg mjekun Marku.

Këta lloj gjyqtaresh janë për “roje gjykate”, jo për të dhënë drejtësi.

Avokatët Antikorrupsion vazhdojnë hulumtimet lidhur me veprimtarinë e këtij gjyqtari, i cili është denoncuar edhe më parë për gjykime të gabuara dhe jo të drejta”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion.

LEXO EDHE: Ekzekutimi i shokut të Ervis Martinajt dhe mikun të tij në Laç/ Arrestohet autori i dyshuar, në pranga edhe 2 mjekët që e mjekuan në klinikën private (EMRI)

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img