Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe, Tonin Vocaj: Në Shqipëri funksionon ligji jo Kanuni, ja pse është arrestuar babai i Danielit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9d82c19c3f33db48507b702df7a2a2d0 scaled

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Malësi të Madhe, ku dyshohet se Daniel Pepaj është personi që vrau dy kushërinjtë, Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn, për kanabis.

Ata e kanë akuzuar atë se i ka vjedhur kanabisin dhe e kanë rrahur. Më pas ai duke i “gënjyer” se ia japë, i çoi në një zonë të thellë të Vrithit dhe i vrau me kallashnikov.

Vocaj tha se Vrithi vitet e fundit nuk është një zonë me risk të madh për mbjelljen e kanabisit, ndërsa shtoi se në Shqipëri funksionon ligji dhe jo Kanuni.

Drejtori i Policisë Kriminale gjithashtu u shpreh se babai i Danielit, Frrok Pepaj është arrestuar si person që ka dijeni, si bashkëpunëtor në mbjelljen e kanabist dhe jo vrasjeve që ka bërë i biri.

Vocaj: Babai i Danielit nuk është i përfshirë dhe nuk ka pasur dijeni për ngjarje. Ai ka pas dyshime. Ai ka pas dijeni në parcelat e hashashit. Ka kontribuar në kultivimin e kanabisit, për këtë është arrestuar dhe jo si bashkëpunëtor në vrasje apo që ka dijeni në vrasje. Nuk është e vërtetë fakti që deklarohet se kur ka shkuar policia ka gjetur parcela të korrura. Atje kishte vetëm 29 bimë kanabis. Këto zonat e thella nuk kanë qenë të mbjella masivisht siç është në zonën e Dukagjinit.

Hoxha: Sepse ka parcela të vogla.

Vocaj: 15 ditë më përpara, për një informacion që kemi marrë, dërguam dhjetëra forca policie, dhe në Fushë-Zezës nuk kishte, nuk u gjet gjë. Lidhur me këtë çështje ka një kontroll paralel…

Koka: Në 2017 Vilsonit i është gjetur kanabis, ka qenë në burg ai. Ju vetë e keni shkruajtur këtë dokument, që Vrithi ka qenë zonë me risk të lartë për mbjelljen e kanabisit.

Vocaj: Unë të thashë që vitet e fundit, në 2018, 2019 dhe 2020 kjo zonë nuk është me risk të lartë kultivimi. Unë nuk flas për viktimat.

Lala: Policia a ka ndëshkuar ndonjë nga policia lokale apo ndonjë kryeplak në këto zona, se vetë ju keni thënë që do ketë ndëshkime. Sepse problematike është dhe pjesa e Kanunit, ka familje që kur nuk vepron ligji ata aplikojnë Kanunin.

Vocaj: Në gjithë territorin e Shqipërisë nuk funksionon Kanuni, por ligji. Ai ka tendencë të shfaqet në zona të vogla.

Lala: Nuk dua të bëj debat me ju, se jeni ndër të paktët zyrtar policie që kam respekt, dhe pse kanë ndodhur qindra maskarallëqe në policinë e shtetit.

Vocaj: Kjo nuk është një gjuhë etike, që të flasësh dhe të përdorësh fjalën maskarallëqe për 11 mijë oficerë policie, më vjen shumë keq.

Lala: Është shumë gjuhë etike, nuk e kisha për të gjithë policët. Dhe nuk më dhatë përgjigje a keni ndëshkuar ndonjë zyrtar policie?

Vocaj: Është e vërtetë që policia e shtetit kur konstaton Tendenca të larta kultivimi, dhe ndërhyn, kërkon përgjegjësi administrative, dhe kanë filluar hetime penale dhe për zyrtarët lokalë apo dhe në rangje më të larta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img