Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vrasja e dy shqiptarëve në Basel, Prokuroria njofton arrestimin e autorit të dyshuar: Është nga Shqipëria

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e dy shqiptarëve në Basel, Prokuroria njofton arrestimin e

Prokuroria Publike e Bazelit njofton se ka arrestuar një person si autor të dyshuar të vrasjes së dy shqiptarëve në Basel, në mars të vitit 2021. Ai është një shtetas nga Shqipëria por identiteti nuk është bërë publik ende. Kërkimet vazhdojnë edhe për një autor të dytë i cili dyshohet se është po shqiptar.

I dyshuari është 41 vjeçar dhe Gjykata e Apelit ka urdhëruar paraburgim prej tre muajsh.

Komisioni special i Policisë së Bazelit ka marrë në pyetje një numër të madh njerëzish lidhur me rastin dhe ka siguruar e vlerësuar gjurmët. Sipas saj ende nuk mund të përfundohet me siguri nëse motiv i vrasjeve ka qenë droga ose jo.

Më 9 mars, rreth orës 20.15 në Bazel, në një lokal me emrin “Cafe 56” janë dëgjuar të shtëna me armë. Si rezultat, janë vrarë dy persona ndërsa një tjetër ka mbetur me plagë të rënda, ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Kantonit të Bazelit.

Prokuroria ka ndërtuar ngjarjen dhe sipas saj, dy persona meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë. Më pas ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar. Lokali është frekuentuar më shumë nga shqiptarët.

Personi i plagosur rëndë, pasi që është lëshuar nga spitali, është kthyer në Shqipëri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll