Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, Policia shoqëron 17 persona, viktimës i gjendet në trup një armë zjarri

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Delon Troqes në Vlorë, Policia shoqëron 17 persona,

17 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës pas vrasjes së Delon Troqes, 38 vjeçarit që u ekzekutua me breshëri plumbash kallashnikovi në lagjen “Pavarësia” të qytetit.

I riu ndodhej para servisit të makinave që kishte i vëllai i tij në Vlorë, kur persona të armatosur hapën zjarr dhe e lanë të plagosur rëndë. Mësohet se një makinë tip "Audi" ka shkruar pranë servistit të makinave, pak para se të ndodhte ngjarja dhe dy persona të maskuar kannë hapur zjarr me breshëri.

Delon Troqe u dërgua në spital por nuk mundi të jetonte. Viktima ishte kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë.

Ndërkohë, nga kqyrja e trupit të viktimës, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë që e mbante me vete. Pista kryesore ku po hetohet pas vrasjes, janë konfliktet e mundshme që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej dhe punonte me turistë duke i shëtitur me skaf.

Nuk dihet nëse personat e shoqëruar kanë dijeni për ngjarjen, janë persona që Policia dyshon se kanë pasur konflikt me Delon Troqen apo janë persona me precedentë kriminalë në qytetin bregdetar.

Gjithashtu, kamerat e bizneseve të zonës janë sekuestruar nga grupi i hetimit dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen, pasi në zonë ka shumë të tilla.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll