Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
2.6kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
18 °
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
13 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Vrasja e çiftit shqiptar nga i ati i vajzës, rrëfimi prekës i vëllait të 25-vjeçares: Lindita e urrente babain, jeta jonë do të ishte e mrekullueshme nëse…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediet e huaja kanë publikuar detaje rrëqethëse për ngjarjen tragjike të ndodhur në Janar të vitit 2020 në Melburn të Australisë, ku Osman Shaptafaj vrau të bijën dhe dhëndrin në përvjetorin e martesës.

Çifti, Lindita Musai dhe Veton Musai do të festonin përvjetorin e martesës, por jeta e tyre u pre në mes nga  Shaptafaj.  Sipas raportimit të “Daily Mail”, shkaku i krimit brutal, ishte se e bija ishte martuar me 29-vjeçarin pa dijeninë dhe lejen e babait.

Si ndodhi krimi i dyfishtë?

Vrasja ndodhi në pragun e shtëpisë. Babai përbindësh i ra ziles, e bija i hapi derën, ndërsa i ati e qëllon atë dhe dhëndrin me armë nga një distancë e shkurtër.Rrethanat tronditëse janë përshkruar në Gjykatën e Lartë të Viktorias  nga babai vrasës.

Mësohet se krimi ka ndodhur në orën 10:23, momenti kur Linda dhe Vetoni mbërritën në shtëpi. 57 vjeçari Shaptafaj, fillimisht qëlloi të bijën dhe më pas kishte drejtuar armën nga vetja, për t’u vetëvrarë, por nuk e bëri. Më pas ai shkoi në  një park që ndodhej aty pranë dhe e qëlloi veten dy herë në kokë.

U dërgua në spital dhe iu nënshtrua operacionit, iu  hoq syri i djathtë dhe mbeti me dëmtim në tru.

Në gjykatë u tha se policia nuk ka mundur të zbulojë se ku e gjeti armën Shaptafaj. Po ashtu autoritetet nuk kanë mundur të përcaktojnë se nga e dinte ai që çifti po kthehej në shtëpi.

Vëllai i Linditës, Arbeni ka folur për “Daily Mail” në lidhje me marrëdhënien e motrës me të atin.

Ai thotë se motra e urrente babanë, pasi ai ushtronte dhunë fizike ndaj familjes së tij.

“Lindita e urrente atë më shumë se çdo gjë në botë si pasojë e dhunës  fizike që të gjithë kemi pësuar prej tij. Ajo gjithmonë besonte se familja jonë do të kishte qenë e mrekullueshme nëse nuk do të ishte (ai). Lindita kishte rënë në dashuri me Vetonin dhe dyshja ishin martuar gati një vit para  nga dita kur humbën jetën. Besuam se më në fund do të mund të linim pas makthin me babain tonë përbindësh”, ka thënë Arbeni.

Më shumë




spot_img








spot_img