Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Bujar Likës e Paulin Gjergjit, dënohen me 30 vite burg 2 bashkëpuntorët

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Bujar Likës e Paulin Gjergjit, dënohen me 30 vite burg 2

Gjyakata e Lezhës ka dënuar me 30 vite burg Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit.

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”, ndërsa vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Sokol Shehu.

Të dy të akuzuarit si autorë të vrasjeve, janë në arrati dhe të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Këtë masë dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e Lezhës, e cila arriti të provoje se dy personat kanë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e dyfishtë.

Lexo edhe: Vrasja e Bujar Likës e Paulin Gjergjit, 30 vite burg për 2 bashkëpuntorët e krimit

Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim. Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.

Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.

LEXO EDHE: Vrau mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, dënohet me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj

Si ndodhi ngjarja

Sipas dëshmisë së Lamaj, ai e thirri në emër Bujar Likën, që njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt dhe mik i Ylli Brahimit, ndërsa plumbat i shkaktuan vdekjen edhe biznesmenit Paulin Gjergji, i cili ndodhej në tavolinë me objektivin, por dyshohet se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se kishte ndaluar rastësisht në lokal.

Gjatë atentatit Lamaj mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, dhe u vu në pranga teksa merrte mjekim në në klinikë në Qytetin Studenti.

Në dëshminë e tij, Lamaj ka thënë se i kërkoi ndihmë tre shokëve për të vrarë Ilirjan Allamanin, por ky i fundit nuk ndodhej në lokal gjatë atentatit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese