Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Bujar Likës e Paulin Gjergjit, 30 vite burg për 2 bashkëpuntorët e krimit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Bujar Likës e Paulin Gjergjit, 30 vite burg për 2

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar nga 30 vjet burg për Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola, bashkëpunëtorë në vrasjen e  Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të vitit 2020. Do të jetë gjykata e Lezhës ajo që do të vendosë për fatin e dy të rinjve të cilët ndodhen në arrati.

Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola akuzohen si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit mbrëmjen e 30 majit 2020 në një lokal në Kurbin.

Secili nga autorët rrezikojnë nga 30 vite burg secili. Kjo masë dënimi është kërkuar nga Prokuroria e Lezhës e cila dha konkluzionet për dy të rinjtë që po gjykohen në mungesë për krimin e dyfishtë.

Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola akuzohen për “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëbajtje pa leje” dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë për fatin e të rinjve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim. Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.

Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.

LEXO EDHE: Vrau mikun e Vis Martinajt dhe biznesmenin e njohur, dënohet me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj

Si ndodhi ngjarja

Sipas dëshmisë së Lamaj, ai e thirri në emër Bujar Likën, që njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt dhe mik i Ylli Brahimit, ndërsa plumbat i shkaktuan vdekjen edhe biznesmenit Paulin Gjergji, i cili ndodhej në tavolinë me objektivin, por dyshohet se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe se kishte ndaluar rastësisht në lokal.

Gjatë atentatit Lamaj mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, dhe u vu në pranga teksa merrte mjekim në në klinikë në Qytetin Studenti.

Në dëshminë e tij, Lamaj ka thënë se i kërkoi ndihmë tre shokëve për të vrarë Ilirjan Allamanin, por ky i fundit nuk ndodhej në lokal gjatë atentatit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese