Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e boksierit Besar Nimani, prokuroria gjermane jep detaje si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e boksierit Besar Nimani, prokuroria gjermane jep detaje si ndodhi

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, në qytetin e Bielefeld. Ishin familjarët e Nimanit që njoftuan vdekjen e boksierit pasi u qëllua me armë zjarri teksa po dilte nga një restorant i qytetit.

Policia dhe prokuroria gjermane kanë dalë më njoftim ku sqarojnë disa detaje nga ngjarja tragjike në qytetin e Bielefeld.

Sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë gjermane:

“Të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Autori ose autorët janë në arrati.”

Tutje, në njoftim thuhet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri për vdekje.

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët të cilët raportohet se kishin ikur nga vendi i ngjarjes me një motor (skuter). Hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.”, - thuhet në njoftim.

Policia thekson se boksieri nga Kosova, Besar Nimani vdiq në vend për shkak të plagëve të rënda.

Lexo edhe: E RËNDË/ Vritet në Gjermani boksieri shqiptar

Nimani nuk është i panjohur për botën e krimiti pasi edhe më herët, në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje. Në vitin 2019, ai hoqi dorë nga ky aktivitet.

Ndërsa lajmin e trishtë dje e konfirmoi edhe vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Sot ne një pritë në Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani. Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta. Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhtisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush. Te dua”,-  shkroi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese