Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Vrasja e biznesmenit në Durrës, zbulohet shkaku i konfliktit mes palëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni nga Durrësi Agim Arapi u qëllua me thikë nga tre persona duke humbur jetën.

albsig

spring

 Agim Arapi, 60 vjeç, është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandinit, Jurgen Kurti.

Policia ka zbuluar shkakun e konfliktit që mësohet se ishte tubi i ajrimit të picerisë së vëllezërve Ekonomi dhe pikërisht qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë që ata kishin hapur prej një muaji bashkë me dhëndrin e tyre.

Palët kishin bërë një marrëveshje, sipas së cilës vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë (të reja) në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë.

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja e viktimës, Shpresa, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjeneruar në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta.

Para një muaji vëllezërit Ekonomi kishin hapur një piceri të re dhe problem ishte kalimi i tubit nga pallati. Mësohet se mes familjeve Arapi e Ekonomi ka patur konflikte të vazhdueshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës, më 11.04.2017. -Informacion paraprak. Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, I dëmtuari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti. Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër, ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri iKostandin Ekonomi.

Palët në konflikt janë goditur me njëri­ tjetrin me sende të forta. Vijon puna për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img