Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit me snajper, i vëllai rrëfen momentet e fundit: E lashë duke folur në telefon dhe e gjeta të shtrirë në tokë

Shkruar nga Newsbomb

Biznesmeni Kastriot Reçi është vrarë pasi ka marrë një telefonatë, ku dyshohet se ka folur me një grua me të cilën do të takohej për arsye pune.

 Vëllai i Kastriotit, i cili ka qenë dëshmitar i ekzekutimit me snajper të vëllait të tij, biznesmenit 47-vjeçar, rrëfen momentet kur ka ndodhur ngjarja.

Vrasja ka ndodhur shumë shpejt. Kastrioti ka marrë një telefonatë dhe ka qëndruar duke folur ndërsa i vëllai është futur në lokal përpara tij.

Më pas ai ka dalë kur ka dëgjuar krismat dhe britmat e njerëzve që ishin grumbullar pranë viktimës.

“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokali ‘Mirdita’. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin.

Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashe vëllain të shtrirë përmbys. Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në spital, pamë që ai kishte marrë një plumb mes dy shpatullave dhe kishte ndërruar jetë menjëherë”, ka rrëfyer vëllai i viktimës.

Kastriot Reçi është qëlluar me snajper nga një distancë 200 metra, ku sipas policisë autori është njohës i mirë i qitjes.

Mendohet se vrasja është bërë për hakmarrje dhe se ka lidhje me veprimtarinë kriminale të 47-vjeçarit dhe vëllait të tij Gaspër Reçi, i vrarë në prill të vitit 2017 në Itali.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll