Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Vrasja e biznesmenit Hekuran Billa, arrestohet shoferi që transportoi atentatorin, qëlloi edhe kushëririn e deputetit të PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arrestuar personin e katërt të përfshirë në vrasjen e 40 vjeçarit Hekuran Billa, më 11 qershor pranë qendrës ‘Kristal’ në Tiranë.

albsig

Mësohet se bëhet fjalë për 25-vjeçarin Gjekson Pusi, i cili ka rënë në pranga në qytetin e Shkodrës. Sakaq, ai është në të njëjtën kohë edhe autori, që qëlloi në drejtim të kushëririt të deputetit të PS.

Ai njihet si shok i ngushtë i Viktor Markut. Ndërkohë, dyshohet se Pusi ka qenë duke drejtuar makinën me të cilën u krye atentati ndaj biznesmenit Billa.

Më herët për vrasjen e Billës janë arrestuar Viktor Marku, Sebastjan Mali dhe Adjola Lakra.

Njoftimi i Policisë:

Shkon në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e shtetasit H. B.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore që po kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë shtetasi H. B, një tjetër person ka rënë në prangat e Policisë.

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe DVP Tiranë është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që transportonte shtetasin V. M., i dyshuar si autori kryesor i vrasjes së shtetasit H. B.

Vihet në pranga shtetasi GJ. P., 33 vjeç, i cili u kap dhe u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Shtetasi Gj. P. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi“, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit H. B.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img