Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vrasja e Behar Sofisë buzë Lanës, zbulohet kush është ndërmjetësi i ekzekutimit; kushëri me Nazime Vishën e cila vrau abuzuesin e saj me kallashnikov

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ff92243b661f5a74dd79392441bfa855

Zbardhja e vrasjes së Behar Sofisë është tashmë drejt fundit, pasi është arrestuar autori dhe bashkëpunëtorët e tij. Mes tyre është arrestuar dhe ndërmjetësi i ekzekutimit, i cili është Xhuljano Visha.

Visha kishte telefonuar autorin e krimit, Ernejt Shyti dhe i kishte premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë. Visha është një emër i njohur për policinë pasi është dënuar më parë për vjedhje.

Nga burime për mediat mësohet se  Xhuljano Visha është djali i xhaxhait të Nazime Vishës, ku kjo e fundit vrau abuzuesin e saj.

Nazime Visha, e lindur në Zall Bastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën, mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Ajo e vrau babanë e 5 fëmijëve 4 vjet pas lidhjes intime që kishte me të. Policia gjeti 29 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes.

Nazime Visha u dënua me 10 vjet burg. Kreu dënimin prej 4 vjetësh dhe u fal nga Presidenti i Republikës, me propozim të Ministrit të Drejtësisë.

Më shumë

spot_img
spot_img