Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Vrasja e Behar Sofisë buzë Lanës, prokurorja e Tiranës ia kalon dosjen SPAK-ut, zbulohet arsyeja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Vrasja e biznesmenit Behar Sofia, një eksponent i rëndësishëm i trafikut të heroinës, tashmë i ka kaluar SPAK-ut. Vendimi është marrë nga drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, e cila vendosi të shpallë moskopetencën.

Prokuroria e Tiranës ka argumentuar se 4 të ndaluarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, ndaj dhe ia ka kaluar kompetencën strukturës së posaçme. Ende nuk dihet zyrtarisht se cili është porositësi i kësaj vrasje, por vahzdojnë hetimet intensive që tani do të jenë të drejtuara nga SPAK.

Në vendimin për moskompetencë është argumentuar se personat përgjegjës për vrasjen e Behar Sofisë kanë vepruar me role dhe detyra të ndara, duke plotësuar elementët juridik të akuzës së “Grupit të strukturuar kriminal”, ndaj u kërkua që SPAK të vazhdojë procedurat për Ernejt Shytin, Skënder Vathin, Xhuliano Vishan dhe Leonard Xhixhan si dhe për të zbuluar personin që ka udhëruar dhe financuar vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në 25 shkurt.

Autori i vrasjes Ernejt Shyti, u arrestua në Malin e Zi një javë pas atentatit. Ai u zbulua nga kamerat e sigurisë kur u largua nga vendi i ngjarjes mbi një biçikletë, vetëm dy minuta pas vrasjes.

Pas ndalimit në Malin e Zi Shyti tregoi se ofertën e parë për të kryer vrasjen e Sofisë e kishte marrë nga shoku i tij, Xhuljano Visha. Ky i fundit më pas e ka prezantuar me një person që e thërrisnin me nofkën “Daja”, që më vonë rezultoi të ishte Skënder Vathi nga Fushë Kruja.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img