Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vrasja e Artan Santos, Becchetti dhe 21 Janari, kryeprokurorja e Tiranës flet për çështjet e “nxehta” në Shqipëri

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokuroja e Tiranës Elisabeta Imeraj ka folur mbrëmjen e sotme për çështjet e “nxehta” që ka Prokuroria, si vrasja e Artan Santos, 21 Janari apo gjyqi ndaj Becchettit.

Prokuroria e Tiranës disa ditë më parë vendosi rifillimin e hetimeve për 21 Janarin dhe kryeprokuroja u shpreh se ky vendim erdhi pasi një pjesë e dosjes ka qenë e pezulluar, por tashmë do të rifillohet hetimi për atë ngjarje.

“Është një vendim i marrë nga Prokuroria për rifllimin e hetimeve… është në rangun e hetimit të kësaj dosje. Kemi vendimarrjen e gjykatës, ndërsa pjesa tjetër e dosjes ka qenë nën hetim dher është pezulluar dhe i është referuar organeve të policisë. Për dy të tjerë është vendosur pezullimi i hetimeve. Një prokuror, interesin parësor është gjetja e autorit. Të gjitha veprimet procedurale hyjnë në rangun ligjor. Nga ana e organeve të policisë është bërë listim i detajuar i veprimeve që mund të kryhen, është bërë tani ky listim i policisë, dhe Prokuroria ka vendosur rifillimin e hetimeve. Hetimi duhet të jetë i gjithanshëm, prokuroria tregohet me vullnet. Nuk është mirë që t’i lidhim disa etapa me problematika. Dhe e dyta nuk ndodh për këtë arsye. Rasti konkret nuk lidhet me këtë gjë”, tha kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj.

Për sa i përket çështjes së sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, Imeraj tha se ai është i akuzuar për “pastrim parash” dhe kjo akuzë nuk ka lidhje me çështjen e tij ndaj Shqipërisë në Arbitrazh.

“Çështja “Becchetti” është në gjykim, pasi akuzohet për “Pastrim parash” dhe vijon gjykimi, ku po merren prova dhe po pyeten dëshmitarë. Kjo është një akuzë e ngritur nga prokuroria disa vite më parë, por s’ka lidhje me Arbitrazhin”, u shpreh kryeprokurorja.

Kryeprokurorja ka folur edhe për vrasjen e Artan Santos, ku u shpreh se dosja për vrasjen e tij është rihapur për shkak se ka prova të reja që mund të sjellin zbardhjen e çështjes.

“Në duhet të heqim dorë dhe ju si media dhe ne si prokurorë dhe Gjykata në vetvete dhe opinioni mbarë nga të veshurit e Prokurorisë me përdorimin sepse në këtë mënyrë nuk lini prokurorët dhe gjyqtarët të bëjnë punën e tyre. Ne po flasim për një ngjarje më të frekuentuar të Tiranës dhe më të mbrojtur dhe është një lloj sfide për çdo prokurorë që merret me këtë çështje”-tha Imeri.

Ka detaje të reja për çështjen “Santo”?

Çdo rifillim i një çështje bëhet në bazë të një plani të mirëstudiuar kur dalin element të rinj që mund ti shfrytëzojmë për të gjetur autorin.

Ka të penduar për këtë çështje?

Në detaje të tjera nuk munde ti ndajmë me opinion publik për shkak të sekretit publik. Nuk do të doja ta zgjasja më shumë të folurën për hetimin e vrasjes së Santos për shkak se kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurirsë së Posaçme.

Më shumë

spot_img
spot_img