Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva me anti-plumb: Më rrezikohet jeta!

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Ardian Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva me anti-plumb: Më

Ditën e djeshme portugezi Ruben Saraiva u la në burg nga Gjykata e Lezhës, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj me 19-prill të vitit që lamë pas në Shëngjin.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me portugezin Ruben Saraiva si dhe dëshminë e tij në sallën e gjyqit.

28-vjeçari i ekstraduar nga Maroku dje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ka qenë i veshur me antiplumb gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ndërsa në dëshmi ka thënë se është shprehur i frikësuar se mund t’i rrezikohej jeta gjatë qëndrimit në Shqipëri.

"Sa më gjatë të qëndroj në Shqipëri jam i rrezikuar", - mësohet të ketë thënë Ruben Saraiva i cili ka refuzuar të japë dhe gjeneralitetet e plota gjatë seancës gjyqësore të ditës së martë.

Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg pa afat”, nën masa të rrepta sigurie, 28-vjeçari portugez u dërgua në Burgun e Reçit në Shkodër, nga ku mësohet se është hartuar një plan masash për garantimin e sigurisë së tij.

Ruben Saraiva u esktradua nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor 2023. Ruben Saraiva u arrestua në muajin Maj në Marok, pak kohë pas vrasjes në Lezhë. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia, kanë organizuar vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe tre bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka një vajzë të mitur.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

Lexo edhe: Lihet në burg Ruben Saraiva, portugezi mohon akuzat: S’e vrava unë Ardian Nikulajn

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese