Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjin, autori portugez ekstradohet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Ardian Nikulaj në Shëngjin, autori portugez ekstradohet

Ruben Saraiva, portugezi i dyshuar si autor i vrasjes së Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, është ekstraduar sot në Shqipëri.

Pak ditë më parë, edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se Maroku kishte dhënë dakordësinë për ekstradimin e vrasësit të dyshuar.

“Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri”, shkroi Balla.

Ruben Saraiva u arrestua në muajin Maj në Marok, pak kohë pas vrasjes në Lezhë. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare, pasi dyshohet se në bashkëpunim me tre shtetas britanikë të paguar nga Edmond Haxhia, kanë organizuar vrasjen e biznesmenit dhe politikanit lokal Ardian Nikulaj.

Edmond Haxhia, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe tre bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan, Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç ndodhen në paraburgim në Britaninë e Madhe, ndërsa Harriet Bridgeman, 28 vjeçe u la në arrest shtëpie pasi kërkoi masë më të lehte sepse ka një vajzë të mitur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese