Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Arben Lleshit, gazetari zbulon se si hyri arma në burgun e Peqinit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Arben Lleshit, gazetari zbulon se si hyri arma në burgun e Peqinit
Ngjarja e djeshme në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë i dënuari përjetë, Arben Lleshi dhe i plagosur, Indrit Shaqja ka “lëkundur themelet” e sistemit të sigurisë në vendin tonë. Lidhur me rastin ka folur edhe gazetari investigativ, Artan Hoxha, i cili analizoi se si mund të ketë hyrë arma e krimit në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha zbuloi një bisedë telefonike që ka pasur kohë më parë me një të dënuar në sektorin ku ndodhi vrasja. “Arma është futur me anë të një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk e ka marrë Mjacaj”, tha Artan Hoxha.

LEXO EDHE: Vrasja në Peqin, gazetari tregon bisedën me të burgosurin: Ndihej i rrezikuar Gazetari tha se armën fillimisht nuk e ka marrë Mjacaj, por një tjetër i dënuar i rëndësishëm.

“Në rastin konkret si ka hyrë arma? Nga ato që më ka thënë i dënuari që unë kam komunikuar para se të ndodhte ngjarja, është që me një pajisje elektroshtëpiake, të burgosurve u lejohet të kenë pajisje, por këto ata i porosisin dhe ose blihet nga stafi i burgut ose kontrollohet me imtësi. Një pajisje e cila është futur, por nuk e ka marrë Sokol Mjacaj, atë e ka marrë dikush tjetër. Nuk po e them është frigorifer apo mikroval, por është një pajisje në të cilën është futur pistoleta. Prandaj them unë se kjo është e paramenduar por e përshpejtojë vendimi i publikuar dje, që ai do çohej në 41 bis. Ai vendim ka bërë që ai të shpejtojë, sepse atij i është bërë pagesa për atë punë. Ai nuk ka dashur të humbasë këtë mundësi, se nuk ka se si të bëjë para ndryshe një i burgosur me burgim të përjetshëm. Arma është futur me një pajisje elektroshtëpiake dhe nuk ka shkuar për Sokol Mjacajn, por për një të dënuar tjetër shumë të rëndësishëm. Deri më tani është një emër i dyshuar, ai është përfshirë edhe në arratisjen e burgut të Drenovës”, tha Artan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese