Tirana
broken clouds
10 ° C
10 °
10 °
87 %
1kmh
75 %
Mar
14 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
10 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Vrasja e Anton Kelit në Rrëshen, dalin detaje të reja: Kundërshtarët e Gjinit e konsideronin si informator

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Anton Kelit në Rrëshen. Ky i fundit është vrarë me 15 dhjetor të vitit 2020, me një breshëri plumbash.

Keli është kushëriri i vëllezërve Gjini. Armando Gjini u ekzekutua vitin e shkuar pranë Katedrales së Rrëshenit. Ndërsa të vëllait Preng Gjini iu bë atentat tre muaj më parë në Tiranë.

Mësohet se armiqtë e Gjinit e konsideronin Kelin si “informator”.  Puna e tij si taksist me vendqëndrim në afërsi të qendrës së Rrëshenit, dyshohet se ngjallte shqetësim tek ata që nuk e donin Gjinin të gjallë, pasi e konsideronin Kelin si informator tek të afërmit e tij. Anton Keli ka dyshime të forta të jetë ekzekutuar për shkak të këtij roli që ka pasur, gjë e cila nuk ka përbërë në asnjë rast precedent, diktuar kjo nga marrëdhënia e afërt familjare me Gjinët e fshatit Malaj në Mirditë.

Gjithsesi shoqërimi me Gjinin nuk e bënte Kelin me precedentë. Burime bëjnë me dije se Anton Keli e ka shoqëruar Preng Gjinin pas atentatit në Tiranë.

Gjini ishte veshur me një uniformë policie që të mos identifikohej, pasi ruhej edhe nga persona që e kërkonin.

Gjithashtu pas vdekjes së babait të Gjinit, Keli e kishte shoqëruar atë me makinë.

Dyshohet se Anton Keli është vrarë për shkak të rolit të tij, ndërkohë që 4 muaj pas ekzekutimit te tij ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img