Kanë kaluar më shumë se 11 vite nga ngjarja e 21 Janarit 2011, ku mbetet të vrarë në Bulevard 4 qytetarë, vrasja e njërit prej tyre, Aleks Nikës ka mbetur pa autor.
Bëhet me dije se Prokuroria e Tiranës pas letër-porosive me homologët britanik e italian, ka zgjedhur që të dërgojë në në Laboratorin e Policisë së Romës plumbin që vrau Aleks Nikën.
“Report Tv” shkruan se ky laborator është shtetëror dhe do te ekzaminojë predhën për të identifikuar armën që e ka qëlluar.
Hetimet po ndiqen nga prokurore Marjeta Zaimi. Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar I ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.