Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vrasja e Aleks Nikës pa autor, Gjykata e Strasburgut nis shqyrtimin e padisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se 10 vite nga ngjarja e 21 Janarit, ku mbetet të vrarë në Bulevard 4 qytetarë, vrasja e njërit prej tyre, Aleks Nikës ka mbetur pa autor.

Kjo ka bërë që familjarët e viktimës, t’i drejtohen Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ku kanë paditur shtetin shqiptar që sipas tyre nuk ka bërë hetimet e duhura për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet se Gjykata ndërkombëtare ka marrë shqyrtimin e padisë dhe tashmë është nisur drejt institucioneve shqiptare kërkesa e Strasburgut, raporton “Vision+”.

Vrasja e Nikës është ende duke u hetuar, pasi policia dhe prokuroria nuk kanë mundur të përcaktojnë se cila nga armët e Gardës që ka qëlluar në 21 janar I ka shkaktuar vdekjen protestuesit Aleks Nika.

Më shumë

spot_img
spot_img