Hapësire reklamuese

Politikë

Vrasja e Aleks Nikës, Manja: Vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugën drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Aleks Nikës, Manja: Vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugën

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka marrë fjalën në Kongres ku dhe ka vënë në dukje edhe njëherë punën e socialistëve në sistemin e drejtësisë, duke thënë se tashmë sistemi i drejtësisë është konsoliduar dhe ka filluar të japë rezultate.

Gjatë fjalës së tij ministri Manja falenderoi të gjithë shqiptarët që i besuan kryeministirt Edi Rama dhe Partisë Socialiste përgjatë këtyre viteve. Ai u shpreh se në fazën që jemi sot reforma në drejtësi e ka përmbushur plotësisht misionin e saj dhe insistucionet e reja të drejtësisë janë në fazën e re duke prodhuar rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar.

Ndër të tjera në fjalën e tij para delegatëve socialist Manja tha se vendimi i Strasburgut për 21 Janarin i ka hapur rrugë drejtësisë.

“Drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Për në socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën”, theksoi ministri.

“Ne u premtuam shqiptarëve një drejtësi të pavarur . Ne socialistët shqiptarë u bashkuam përmes një përpjekje historike për ti dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që prej themelit të shtetit shqiptar në 1912. Ndaj dëshiroj sot këtu në këtë Kongres të  një mirënjohje të thellë te socialistët dhe qytetarët që besoi te Rama dhe PS. Tashmë drejtësia e re është e përbërë nga gjyqtarë e prokurorë që kanë kaluar në kontrollin e vettingut.  Në këtë fazë që jemi sot reforma e ka përmbushur plotësisht misionin e saj dhe institucionet e reja të drejtësisë janë në fazën e re duke prodhuar rezultate të prekshme për ccdo qytetar shqiptar.

Sot në sajë të rezultateve në reformën në dejtësi Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria renditet sot mbas Mbretërisë së Bashkuar Zvicrës dhe Norvegjisë për numrin më të madh të skuadrave me Eurojust.

Kjo është dëshmi e qartë që drejtësia e re prodhon rezultate. E teksa detyra e instiucioneve është konsolidimi kjo mazhorancë socialiste do të vijojë ta mbështesë fuqisimisht modernizimin e sistemit të drejtësisë. Jemi dhe do të mbetemi të gatshëm të plotësojmë cdo nevojë të sistemit të drejtësisë. Objektivi unë për Shqipërinë e 2030 është fuqizimi i drejtësisë duke ndërtuar gjykata të reja. Jemi të gatshëm të asistojmë sistemin e drejtësisë. Ne do të angazhohemi fuqimisht për një gjykim të djretë, malin e shpeshte të dokumntacionit ose dhënien e dataazave në kohë”, tha Manja ndër të tjera.

Kujtojmë se më herët Gjykata e Strasburgut, një ndër organet më të larta të drejtësisë evropiane, shqyrtoi çështjen e Aleks Nikës dhe doli me vendim përfundimtar. Protestuesi që humbi jetën në tubimin e 21 Janarit 2011, është vrarë me armët e shtetit.

“Gjykata Administrative konstatoi se më 21 janar 2011, oficerët e Gardës Kombëtare kishin përdorur armët e tyre në një mënyrë që kishin ka qenë në kundërshtim me ligjin për armët e zjarrit. Ajo arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore ishin përgjegjës për humbjen e jetës së A.N. pasi kishin “dështuar të merrnin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur humbjen e jetës së të ndjerit”.

Prandaj, Gjykata do të procedojë mbi bazën e pakontestueshme nga palët, se A.N. u vra si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga Oficerët e Gardës Kombëtare më 21 janar 2011″, thuhej në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese