Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e 8-vjeçarit, SHÇBA nis HETIMET në Policinë e Fierit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 8-vjeçarit, SHÇBA nis HETIMET në Policinë e

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet mbi veprimet e Policisë së Fierit, pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme ku 38-vjeçari Klodian Çalamani vrau djalin 8-vjeçar të fqinjit.

Hetimet kanë të bëjnë me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes tronditëse. Kjo pasi në media, disa banorë të zonës kanë pohuar se autorin e kanë denoncuar në Policinë e Fierit për vepra të tjera penale.

Njoftimi i plotë i SHÇBA:

SHÇBA reagon në lidhje me deklaratat në media të disa prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit, në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit

Fier – Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll