I është dhënë lamtumira e fundit Iljas Mahmutit, 7-vjeçarit i cili u vra mizorisht të enjten në Basel të Zvicrës. Autorja është nga një grua 75-vjeçare, e cila është arrestuar.
Ndërkaq, shumë familjarë, miq e të afërm të viktimës, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të 7-vjeçarit në Gjilan.
Të pikëlluar e të tronditur për rastin, familjarët e viktimës shpresojnë “në zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet zvicerane”.
Tezja e viktimës, e cila nuk pranoi të flasë para kamerës, tha se nuk ishte hera e parë që autorja e vrasjes të ketë dalë në rrugë me armë të ftohta.
Sipas saj, e dyshuara 75-vjeçare kishte probleme mendore, por autoritetet në Zvicër nuk e llogarisnin rrezik për dikë.
Ndërkohë, të shtunën, në rrugët e Bazelit, për rastin e vrasjes së 7-vjeçarit, u mbajt marsh solidarizues deri te vendi i krimit në rrugën “Galler Ring”.
Iljas Mahmuti, me porigjinë nga Lipjani i Kosovës, u vra në mënyrë mizore, të enjten në Bazel, nga një 75-vjeçare, e cila goditi viktimën disa herë me thikë në qafë, ndërsa ai po kthehej nga shkolla. Fëmija ishte gjetur i gjallë nga mësuesit e shkollës, por ndërroi në spital nga hemorragjia.