Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Vrasja e 64-vjeçarit, dalin DETAJE TË REJA, ja kush është biznesmeni që u ekzekutua në mes të “Bllokut”

Lajme të ngjashëm

Dalin detaje të reja nga vrasja e biznesmenit mbrëmë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ndërsa u raportua se viktima, 64-vjeçari Memli Begalla u qëllua vetëm me një plumb në kokë.

Sipas news 24 dyshohet se biznesmeni mund ta ketë njohur atentatorin përpara se ai ta qëllonte. Po ashtu mendohet se viktima është qëlluar sapo ai ka tentuar të hipë në automjetin e tij.

Memli Begalla më parë quhej Afrim. 64-vjeçari kishte në pronësi disa biznese në Tiranë, dy gomisteri dhe kompaninë “LAB”.  Po ashtu, u bë e ditur se Begalla rezulton se kishte shumë borxhe të pashlyera. Ndërsa 3 vite më parë biznesmenit i’u dogj mjeti i tij rip “Lange Rover”. Ndërkohë më parë ka banuar në Zvicër e Itali, babai i dy djemve rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2009 së bashku me djalin e tij Lilin, për rrëmbimin e nuses së djalit.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 09:00 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, pranë selisë së LSI.

Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë ndjekur shënjestrën me një makinë të zezë dhe xhama të zinj tip “BMW”, dhe më pas e kanë qëlluar për vdekje me armë zjarri me një plumb në kokë.

Arma e përdorur ka qenë me silenciator, pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar të shtëna.


Më shumë