Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e 58 vjeçares nga vëllai, flet shefi i Policisë së Shkodrës: Viktima ishte kthyer para 3 ditësh nga Gjermania, është vrarë me armë zjarri

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 58 vjeçares nga vëllai, flet shefi i Policisë së

Shefi i Policisë së Shkodrës, Paulin Çupi, në një deklaratë ëpr media ka dhënë detaje mbi vrasjen e 58 vjeçares Diana Vuka nga vëllai i saj, Fabian Vuka.

Ai tha se viktima kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që është vrarë me armë zjarri dhe kufoma është gjetur në dhomën e saj të gjumit.

“Rreth orës 22:30 sonte në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me njerëzit e saj . kemi organizuar shërbimet, verifikimi i parë në banesë ku është gjetur e pajetë e moshës rreth 60 vjec. Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në rrethinat pranë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj Fabian Vukaj rreth 56 vjeç. Ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante është kthyer nga Gjermania para tre ditësh. Vrasja është kryer me armë zjarri. Kufoma është brenda në banesë në dhomën e gjumit të saj. Paraprakisht është autor i dyshuar është në kushte depresione në gjendje të alkoolit,” deklaroi shefi i policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese