Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vrasja e 54-vjeçarit dhe plagosja e dy vëllezërve në Athinë, flet nëna e tyre: Autori i ndoqi dy djemtë deri sa i qëlloi me armë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fa0edb061bbc4c5f7c9c3f894ad745f0

Sherri për një borxh në Athinë, përfundoi me vrasjen e 54-vjeçarit Edmond Llangozi dhe plagosjen e dy djemve të tij Anxhelo dhe Mihal.

Ditën e sotme është zbardhur edhe dëshmia e nënës së dy vëllezërve, e cila ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes.

Ajo ka thënë në polici se dy djemtë e saj nuk pranuan që t’i jepnin borxhin dhe prandaj filloi edhe grindja. Në deklaratën e saj ka thënë gjithashtu se përveç autorit të krimit, ai ishte i shoqëruar edhe nga katër persona të tjerë.

Pasi janë përplasur fizikisht më pas autori ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.

Gruaja ka deklaruar se pasi autori vrau bashkëshortin saj, djemtë filluan të vraponin për të shpëtuar.

Por, ai nuk e ka lënë me kaq dhe i ka ndjekur dy vëllezërit edhe jashtë kafenesë deri sa i qëlloi me armë.

Autoritetet greke kanë mësuar se dy familjet e viktimës dhe autorit njiheshin me njëri tjetrin.

Më shumë

spot_img
spot_img