Tirana
overcast clouds
7 ° C
7 °
7 °
93 %
2.1kmh
90 %
Hën
19 °
Mar
15 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
E hënë, 12 Prill, 2021
spot_img

Vrasja e 43-vjeçarit nga Korça në Selanik, arrestohen dy autorët (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në pragat e policisë, pasi akuzohen si autorët e vrasjes së 43-vjeçarit nga Korça në Selanik, ngjarje e ndodhur një vit më parë.

Në pranga ka rënë Orgel Xhambazi, 24 vjeç dhe Medi Ganolli., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).

Personat në fjalë në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari. Në lidhje me këtë ngjarje më parë është arrestuar edhe  Romarjo Tahiri në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë së Shtetit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale kundër personit.

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Radaneci 2021”.

Dokumentohet me prova ligjore autorësia edhe e dy bashkëpuntorëve të tjerë të ngjarjes së  ndodhur 1 vit më parë në Selanik, Greqi, ku mbeti i vrarë një 43-vjeçar nga Korça. Për këtë ngjarje është arrestuar më parë nga autoritetet policore greke, shtetasi R. T.

Operacioni i kryer nga strukturat policore të DVP Korçë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga 2 nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Strukturat policore në DVP Korçë, me mbështetjen e strukturave hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, në vijim të hetimeve disamujore të kryera për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 18.05.2020, në Selanik, Greqi, ku pas një konflikti të çastit mbeti i vrarë 43-vjeçari S. D., nga Korça, finalizuan operacionin policor të koduar “Radaneci 2021”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve O. Xh., 24 vjeç dhe M. G., 32 vjeç, banues në Korçë (të dy të dënuar më parë për vjedhje).

Këta shtetas, në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit, kanë vrarë me mjet të mprehtë (thikë), në Selanik, shtetasin S. D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img