Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Vrasja e 4 personave në 21 janar, ish-komandanti heq përgjegjësinë nga Garda: Plumbat janë rikoshetë, eksponentë të opozitës bënin thirrje për dhunë dhe viktima

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9c9d3c1865b1c2c24b521d472e15b2da

Ish-komandanti i Gardës Kombëtare Ndrea Prendi ka folur për herë të parë në “Opinion” për protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Ai thotë se ka shumë pikëpyetje nëse këta persona janë vararë nga Garda, ndërsa shtoi se plumbat që kanë vrarë këta persona kanë qenë rikoshetë.

Fevziu: A ndjeni përgjegjësi personale apo përgjegjësi morale për këtë ngjarje? Ju jeni dënuar nga Gjykata e Lartë a ndjeni përgjegjësi personale?

Prendi: E kam konsideruar si ngjarje të dhimbshme por edhe të rrezikshme që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse Garda nuk duhet të ishte aktivizuar dhe protesta s’duhet të ishte në ato përmasa.

Fevziu. Një nga gjërat the;bësore për të cilën është folur është fakti që të 4 viktimat janë qëlluar jashtë perimetrit sigurisë të kryeministrisë…

Prendi: Në lidhje me këtë dua të sqaroj dicka. Nëse mund t’i referohemi skemës që ka Garda e Republikës për zonën e sigurisë së lartë, në këtë skemë Kryeministria nuk është objekti. Ajo është rrethimi prej kangjellave të hekurit dhe kalimit i tyre për Gardën është ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe zona potokalli në momentin që ka trazira si 21 Janari kthehet në zonë të kuqe.

Fevziu. Cfarë mbron Garda?

Prendi: Unë kam shumë pikëpyetje nëse ata janë të vrarë nga garda apo jo.

Fevziu. C’domenthënë, njëra nga vrasjet është vërtetuar, madje dy prej vrasjeve sipas gjykatës kanë autor.

Prendi: Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj.

Fevziu: Janë plumba të Gardës së Republikës.

Prendi. Ajo është cështje e prokurorisë pastaj. Dua të them që Garda në këtë skemë që paraqita është një stukturë që vepron në zonë me siguri të lartë. Garda e Republikës nuk ka patur përplasje me protestuesit.

Fevziu: Kur aktivizohet Garda e Republikës?

Prendi: Vetëm pasi cënohet institucioni shtetëror

Fevziu: Kishit informacione që mund të kishte probleme?

Prendi: Etiketimi për atë që po ndodhte ishte demostrata, e cila jepte një impakt më të dhunshëm. Eksponent të opozitës në atë kohë në media të ndryshme bënin thirrje për dhunë dhe viktima.

Më shumë

spot_img
spot_img