Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Vrasja e 4-fishtë në Velipojë, reagon Voltana Ademi: Ngjarja mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Me anë të një postimi në facebook, Ademi ia “hedh fajin” Ministrisë së Turizmit dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, pasi sipas saj duhet të kishin vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.

Ajo shkrun se konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike, mund dhe duhet të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë.

Ndër të tjera ajo bën thirrje që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës.

Postimi i plotë i Ademit:

Ngjarja shumë e rëndë e mesnatës së shkuar në Velipojë, duhet të jetë një alarm i fortë për strukturat e shtetit. Humbja e 4 jetëve njerëzore mund dhe do ishte evituar nëse Ministria e Turizmit, Agjensia Kombëtare e Bregdetit që administron edhe hapësirën e plazhit në Velipojë, do të kishte vepruar sipas afateve dhe përcaktimeve ligjore për stacionet e plazhit.

Konflikti i armatosur në mes të Velipojës, një zonë turistike dhe në mes të sezonit, mund dhe duhej të ishte parandaluar, nëse policia dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do të ishin të pranishme në territor, në zbatim të Akteve Normative për orën policore për pandeminë, nëse do të kishin vepruar pērpara sapo janë njoftuar gjatë ditëve të fundit për konflikt të mundshëm.

Dita e sotme është një ditë dhimbje dhe ankthi, jo vetëm për familjet e përfshira në ngjarjen tragjike, por për të gjithë shkodranët e shqiptarët, brenda e jashtë vendit.

Kërkoj me forcë, edhe në emër të shkodranëve, që strukturat e shtetit të funksionojnë, duke kryer detyrat e tyre në zbatim të Kushtetutës e ligjeve, në mbrojtje të jetës, sigurisë dhe pronës. Në Velipojë ngjarje të tilla janë shumë të rënda, konflikte të shkaktuara për sjellje dhe vendimarrje të vonuara apo të munguara të shtetit.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img