Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë, Rama letër ngushëllimi Bidenit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 3 ushtarëve amerikanë, Rama letër ngushëllimi

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllime presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, për vrasjen e tre ushtarëve amrikanë. Përmes një letre drejtuar presidentit Biden kreu i qeverisë shqiptare shprehet se Shqipëria qëndron krah SHBA në këtë kohë të vështirë.

“Në këtë kohë të vështira duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si aleatë qëndrojmë me SHBA me solidaritet”, shkruan Rama mes të tjerash.

"Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për Sgt. William Rivers, Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri",  shkruan ndër të tjera kryeministri Edi Rama në letrën drejtuar Bidenit.

https://twitter.com/ediramaal/status/1753035409288769918

Tre ushtarë amerikanë u vranë më 28 Janar, ndërsa 25 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me dron në një bazë amerikane në Jordani. Komanda Qendrore e SHBA-ve (Centcom) konfirmoi sulmin me dron në bazën ushtarake amerikane në verilindje të Jordanisë, pranë kufirit me Sirinë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani”. Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023. BBC shkruan se ka pasur sulme në bazat amerikane në rajon, por deri më tani nuk ka pasur viktima nga ushtria amerikane.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese