Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vrasja e 25-vjeçarit, PD i bën thirrje Prokurorisë: Policia po tenton të manipulojë ngjarjen, të merren masa

Shkruar nga Newsbomb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar për vrasjen me armë të 25-vjeçareit në Laprakë nga efektivi i policisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se ngjarja është shokuese. Më tej ai shkruan se sipas njoftimeve të policisë, dyshimet janë se ka qenë vrasje me dashje pa shkak.

Bashi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë dhe të marrë masa për të ndaluar manipulimin e ngjarjes. Sipas tij, vrasësi i Klodian Rashës nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. 

Deklarata e plotë:

Para 30 viteve rininë e rrihte, persekutonte dhe vriste Gramoz Ruçi, sot e dhunon, gjobit dhe vret Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Kanë ndryshuar vetëm emër, por jo model! Vrasja e një të riu 25 vjeçar, vetëm se nuk i ndaloi Policisë për vendosjen e maskës dhe orarin e ndalimit të lëvizjes, është shokuese. Të dhënat e para për vrasjen e një 25 vjeçari në mes të Tiranës nga Policia e Shtetit hedhin dyshime të forta për vrasje me dashje pa asnjë shkak. Njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit qartazi krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime qesharake të denja për një bandë. Prokuroria duhet të ndërmarrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes dhe zbardhjen e të vërtetës.

Secili prej nesh pret drejtësi për këtë akt kriminal të pashembull dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe miqësimit të Policisë me bandat.

Është irrituese që në 8 vite Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur. Është e paprecedentë që në 8 vite në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, Policia e Shtetit është fokuar vetëm tek informacioni i përditshëm sesa gjoba i ka vendosur qytetarëve. Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët dhe e miqëson me bandat. Kjo duhet të marrë fund menjëherë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese