Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçarit në Laç, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit Viktor Shkorreti në Laç. Policia bën të ditur se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Sipas bluve autori i kësaj ngjarjeje, që ndodhi për shkak të një konflikti për motive të dobëta është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i plotë: 

Zbardhet  vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se  ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës  vijon punën  për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.