Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Vrasja e 21-vjeçares në Greqi, flet babai i shqiptarit: Aleksandri me djalin tjetër u njohën një javë më parë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bëri bujë jo vetëm në mediat greke por edhe në ato shqiptare vrasja e studentes 21 vjeçare në Greqi nga 19-vjeçari shqiptar dhe 21-vjeçari grek

Dy të rinjtë e morën Helen Topaloudi nga shtëpia e saj të martën, 27 nëntor, në vijim shkuan në shtëpinë e njërit prej tyre, ku tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me vajzën, por pasi ajo refuzoi djemtë u përpoqën ta ndalonin dhe kur ajo u tentoi të ikte, goditi kokën me një objekt.

Djemtë kujtuan se humbi jetën dhe e hodhën në shkëmbinj, në det për t’u dukur si aksident apo vetëvrasje, ndërkohë babai i shqiptarit në një intervistë për mediat greke tregoi se djali i tij e kishte njohur vetëm një javë më parë 21-vjeçarin grek.

“I thoshim gjithmonë djalit tonë që të rrinte me njerëz të mirë. I thosha gjithmonë që fuqia e një burri ndodhet në mendjen e tij dhe jo në duar apo në këmbë. Por mesa duket shokut të djalit tim nuk ia kishin mësuar këto. E dija që shkonin në palestër bashkë. Mesa di unë e kishte takuar vetëm një javë me parë. Unë punoj në ndërtim ndërsa gruan e kam infermiere. Aleksandri është djalë shumë i ndjeshëm. E kam zemrën e copëtuar. Nuk më lënë që ta shoh. Nuk e njoh vajzën por një natë para ngjarjes më tha që kishte gjetur një vajzë të mirë”, tha babai i shqiptarit, ndërkohë që shtoi se besonte në drejtësinë greke.

Në deklaratën e dhënë në polici, 19-vjeçari shqiptar i quajtur Aleksandër shprehet se i ka thënë 21-vjeçarit grek që ta çonin në spital Elenin pasi ajo ende merrte frymë.

“Unë së bashku me shokun tim e ftuam për të ardhur në shtëpinë e tij. Donim të argëtoheshim por ajo refuzoi. Shoku im u inatos shumë dhe e goditi me një hekur pas koke, rrëfeu shqiptari, teksa shtoi se i është lutur shokut të tij që ta çojnë në spital por ai nuk ka pranuar duke i thënë: Duhet ta heqim qafe. Eja e hedhim në det.

Nga ekspertiza asaj i janë zbuluar shenja në qafë nga goditja në shkëmbinjtë e detit. Sipas eskpertëve të mjekësisë ligjore rezulton se e reja është goditur në kokë dhe më pas ka humbur ndjenjat dhe vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në det.

Trupi i saj u gjet mëngjesin e 28 nëntorit, në portin i Lindos, në zonën e “Fokia” në Pefkos në Redos.

Sipas burimeve policore, dy të akuzuarit i hedhin fajin njëri tjetrit, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e djeshme pyetësore. Hetimi mbi ngjarjen vazhdon.

Më shumë

spot_img