Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrasja e 13 pengjeve turke në Irak, Erdogan sulmon ashpër SHBA-në: Po mbështesni kurdët! Ose pranë nesh ose kundër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c3a185f721c95cde765d5c42a94e035f

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i bërë thirrje që të ndalojë mbështetjen e terroristëve.

Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë me dije se Erdogan ka akuzuar ShBA-në për mbështetjen e luftëtarëve Kurdë, që vranë 13 pengje turke në veri të Irakut.

“Ju thatë se nuk jeni pranë PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste. Në fakt ju keni qenë pranë dhe pas tyre. E kemi parë se si keni furnizuar me armë dhe tanke terroristët në Irakun e Veriut”, tha Erdogan.

Ai i bëri apel Shteteve të Bashkuara ose të qëndrojnë pranë Turqisë ose kundër saj.

“Nëse jeni me ne në NATO, do të jeni të sinqertë me ne. Ju do të jeni pranë nesh. Jo pranë terroristëve”, tha ai.

Nga ana tjetër, PKK pretendon se 13 Turqit humbën jetën gjatë bombardimeve nga forca ajrore turke dhe nuk u vranë qëllimisht.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img