Dan Hutra, autori i cili ekzekutoi disa ditë më parë tre gra si dhe plagosi tre të tjera është refuzuar nga të gjithë të dënuarit dhe paraburgosurit e burgut 302 në Tiranë.
Askush nga personat e izoluar në këtë burg, nuk ka pranuar të ndajë qelinë me Dan Hutrën, duke refuzuar në mënyrë të plotë vendimin e Drejtorisë së Burgut, për izolimin e Hutrës në ambjentet e përbashkët.
Sipas “Ora Neës” mësohet se asnjë nga personat të cilët vujanë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk kanë pranuar që të qëndrojnë në një qeli me vrasësin serial të grave.
Frika për lindjen e konflikteve dhe incidenteve brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmagin dhe mos i binden udhërit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkëta.
Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut ka vendosur që të mbajë të izoluar nga pjesa tjetër e të burgosurve Dan Hutrën.
Procesi i ajrimit të tij dhe ushqimit, do kryhet veçmas nga të dënuarit të tjerë, duke e futur Hutrën në një rregjim special. Gjithashtu, më herët u bë me dije se asnjë nga familjarët e Hutrës nuk është interesuar për atë.
Dan Hutra, është autori i vrasjes së Elvira Kurtit, Mevlute Hysës dhe Hasime Dafkut dhe plagosjes së gruas së tij, Elvira Husën, vjehrës Kujtime Hysa dhe të dashurës Marjana Gurakuqi.
Një ditë më parë gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Dan Hutrën.
Ndërsa prokuroria që po ndjek rastin, pritet që në ditët në vijim të kërkojë një ekzaminim psiqik të tij, për të mësuar përgjegjësinë mendore të tij.
Dan Hutra, gjatë marjes në pyetje në polici ka pranuar të gjithë krimet, duke mos shfaqur asnjë pendesë para hetuesve.