Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
25 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Vrasësi nga Shqipëria u pagua 60 mijë euro për të vrarë kryetaren e Gjakovës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetarja e Gjakovës në Kosovë, Mimoza Kusari-Lila ka pranuar pak ditë më parë se ndaj saj është planifikuar një atentat për ta eleminuar.

Sipas asaj që transmeton Rtv Dukagjinit, atentatori ka qenë nga Shqipëria dhe për të kryer ekzekutimin është paguar 60 mijë euro. Në raportin konfidencial të Policisë së Kosovës, jepet dëshmia e atentatorit i cili ishte tërhequr nga plani sapo ka mësuar se kush ishte objektivi i tij dhe më pas është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Dëshmitari ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin angazhuar dhe për tre ditë ka qëndruar në Gjakovë, në një prej hoteleve të qytetit, duke ndjekur lëvizjet e gruas të cilën ia kishin treguar në foto.

Por, sipas rrëfimit të tij, vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për në person që është kryetare e një qyteti dhe se po implikohej në një vrasje politike.

Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para Policisë së Kosovës.

Ai, në dëshminë e tij ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin angazhuar e që kishin qenë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.

Sipas të njëjtave burime, Policia e i ka dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tani ky institucion të vazhdojë me procedurat.

Më shumë

spot_img