Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

“Vrasësi” i Strukturës për Mbrojtjen e Votës së PD sot në Elbasan, qëlloi 10 plumba me armën që e kishte për mbrojtje banese (TË DHËNAT E REJA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Askush nuk e besonte nga oficerët e policisë në vendngjarje se një njeri I tyre, apo njëri nga ata, do të nxirrte armën dhe do të shtinte të paktën 10 plumba në një terren ku kishte shumë njerëz. 6 prej plumbave janë vetëm në trupin e viktimës, mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani.

Në vendin e ngjarjes nga ku kishte gjuajtur Papleka, kishte 10 gëzhoja.

Arbër Paplekaj sot në mëngjes ka shkuar sërish në Elbasan. Do të thotë versionin e tij për ngjarjen që është parë nga disa oficerë policie që ishin aty. Ajo që dihet me siguri, është se Arber Paplekaj e kishte armën me leje, por Leje për përdorim në banesë.

Tre furgonat me 12 persona të punësuar të Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV) të krijuar nga PD, ndaluan makinën me të cilën dyshonin që shpërndaheshin para. Kanë njoftuar policinë që ka mbërritur në vendngjarje. E ndërkohë që policia ishte aty, kanë zbritur edhe mbështetës e miq të palës tjetër. E pikërisht kur policia po bëhej gati të shoqëronte makinën për në komisariat, Arbër Paplekaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar të paktën 10 plumba.

Një skenë krimi si nëpër filma. Arbër Paplekaj iku me vrap, por 11 të tjerët që mbetën në vendngjarje u shoqëruan menjëherë për në komisariat. Janë brenda në qeli për të treguar versionin e tyre të ngjarjes përpara prokurorëve.

Dy armë janë shkrehur në atë shkëmbim zjarri. Një është e Arbër Paplekajt, dhe tjetra i përket grupit tjetër.

Paplekaj, që përballet tashmë me akuzën për vrasje me dashje dhe plagosje me dashje ka versionin e vet të ngjarjes. Por krimi I rëndë që tronditi Elbasanin mesditën e djeshme në orën 14.00 në lagjen “5 Maji” ka shkaktuar panik te qytetarët.

1- Lexo edhe: Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, i vdekur është Pjerin Xhuvani, u përfshi në sherrin me militantët e PD në 14 mars

2- Lexo edhe: ARRESTOHET autori i dyshuar i MASAKRËS në Elbasan, është shoqërues i Gazment Bardhit, ish-efektiv i RENEA

3- Lexo edhe: Kjo është efektivja e “Shqiponjave” që mbeti e plagosur nga të shtënat në Elbasan

4- Lexo edhe: Pa targa dhe me xhama të zinj, kjo është makina që dyshohet se ishte mbushur me para dhe karta identiteti

5- Lexo edhe: “Na qëlluan të parët”, ZBARDHET dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s

6- Lexo edhe: Zbulohen emrat e të plagosurve në Elbasan

7- Lexo edhe: Trondit Artan Hoxha: Policinë s’e njoftoi PD, TRE FURGONA me njerëz të armatosur lëviznin para vrasjes në qytet

8- Lexo edhe: Kush është Arbër Paplekaj?

9- Lexo edhe: Zbardhet dinamika e masakrës në Elbasan, ish-polici i RENEA-s e qëlloi Pjerinin me plumb në kokë

10- Lexo edhe: Gazetarja nxjerr një tjetër emër të përfshirë në ngjarjen e Elbasanit

11- Lexo edhe: Gazment Bardhi: Arbër Paplekaj është pjesë e strukturës që mbrojnë votën

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img