Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Vrasësi i dyfishtë shqiptar nuk pranon të ekstradohet nga Britania

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Ekstradimeve në Londër pranoi kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e 45 – vjeçarit Martin Kaza, i dënuar në mungesë me 22 vite burg, për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një personi tjetër.

Martin Kaza mbërriti në Londër duke kërkuar azil si qytetar i Kosovës, me emër tjetër për ti shpëtuar burgut.

Nga procesi gjyqësor i ekstradimit u mësua se ai punonte në restorante, lavazhe dhe ndërtim, për të rritur tre fëmijët e lindur në Angli, të moshës pesë, shtatë dhe trembëdhjetë vjeç.

Duke folur përpara gjykatës, Martin Kaza tha se ekstradimi i tij pas 18 vite së jetuari dhe punuari në Angli ishte i pajustifikuar, pasi shkelte të drejtat e njeriut, sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Po ashtu, ai i tregoi gjykatës se për t’iu shmangur familjes Gjini, me të cilën ishte në hasmëri, pasi ata i kishin vrarë vëllain Ndue Kaza në 1994, ai ishte fshehur në Greqi.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img